Kroatët ia tregojnë kushtet Vuçiqit për vizitën në Jasenovac dhe Pakrac

Evropë

Kroatët ia tregojnë kushtet Vuçiqit për vizitën në Jasenovac dhe Pakrac

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:24
Aleksandër Vuçiq

Kroacia nuk është kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Jasenovac, por duan që vizita e tij të kalojë nëpër kanale diplomatike.

Presidenti serb të dielën e 17 korrikut ka tentuar të hyjë në territorin ukrainas pa u konsultuar me autoritetet – qëllimin e kishte të shkonte në Jasenovac, një lokacion për të cilin Beogradi pretenedon se janë kryer krime ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Siç raporton “Jutarnji.hr”, Kroacia duhet të bie dakord me çdo gjë rreth vizitës së Vuçiqit atje, pra në Jasenovac dhe Pakrac.

E Beogradi ka reaguar ndaj Kroacisë duke vendosur masa të rrepta për çdo zyrtar kroat që hynë në territorin serb.

Ndalimi i Vuçiqit në kufij ka acaruar raportet mes dy shteteve edhe ashtu jo aq stabile prej që dy vendet u përplasën në luftë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat