Historia tronditëse e çiftit: Sytë kafe të vajzës i ngritën dyshimet babait, tmerruese çfarë zbuloi testi i ADN-së

Evropë

Historia tronditëse e çiftit: Sytë kafe të vajzës i ngritën dyshimet babait, tmerruese çfarë zbuloi testi i ADN-së

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një histori e pabesueshme është ndarë nga një nënë 29-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar në Reddit. Një histori që duket si një roman i shkruar mirë.

Nëna fillimisht u dëshpërua kur zbuloi se i shoqi kishte shkuar dhe kishte bërë një test ADN-je. Ajo e kishte parë atë të ishte disi i largët dhe i ftohtë me vajzën e tyre dhe kështu filloi të kërkonte për të parë se çfarë po ndodhte…

“Nuk mund të ndalem së qari. Unë kurrë nuk e kam tradhtuar. E dua burrin tim, jemi bashkë që në fakultet dhe ai është dashuria e jetës sime, është i pashëm dhe i sjellshëm. Kam fjetur me dy të tjerë, por kjo ka ndodhur përpara se të lidheshim bashkë”, ka shkruar ajo në Reddit duke kërkuar këshilla.

“Nuk ka asnjë baba tjetër të mundshëm për vajzën tonë. Ne ishim të martuar tashmë dhe në mënyrë aktive po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Kurrë nuk e tradhtova, nuk do ta tradhtoja kurrë dhe nuk e di pse ai bëri atë test. Dhe tani ajo mendon se ai nuk është babai i saj. Nuk di si ta bind se ishte një test i gabuar dhe jam shumë e frikësuar”, rrëfen ajo.

Burri i saj vendosi të bënte testin e atësisë kur pa se vogëlushja kishte sy kafe, ndërsa ai dhe gruaja e tij i kishin blu.

Por historia më pas u bë edhe më e komplikuar. 29-vjeçarja pas një sërë analizash ka zbuluar se nuk është as nëna biologjike e fëmijës. Me sa duket, materniteti u kishte dhënë një foshnjë tjetër.

“ Nuk e di si ndodhi kjo…Një polic erdhi në shtëpinë tonë dhe na mori deklaratat. Po padisim spitalin ku linda. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me fëmijën tim, është shumë e frikshme. Nga njëra anë kam frikë se mos ma marrin fëmijën, por në të njëjtën kohë dua të di se ku është vajza ime biologjike dhe nëse është mirë. I lutem Zotit që është mirë”, tregon e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat