E frikshme! Evropa digjet në flakët gjigante, burri del nga zjarri pasi ishte rrethuar - video që po thyen rrjetin

Evropë

E frikshme! Evropa digjet në flakët gjigante, burri del nga zjarri pasi ishte rrethuar - video që po thyen rrjetin

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:06
Pamjet e një burri, të cilësuar hero, i cili për pak u dogj mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte të mbjellat e fshatit nga zjarri.

Temperaturat e larta kanë bërë që Europa të përfshihet nga flakët gjigante, të cilat po djegin mijëra hektarë toka të mbjella dhe pyje.

Zonat më të prekura janë Spanja, Franca dhe Italia, ndërkohë që vatra të tjera janë shfaqur thuajse në të gjitha vendet e rajonit.

Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar pamjet e një burri, të cilësuar hero, i cili për pak u dogj mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte të mbjellat e fshatit nga zjarri.

Ai shkoi me një fadromë për të hapur kanal mes flakëve dhe zonës së padjegur, por pa e kuptuar u rrethua prej tyre duke mbetur i ngecur aty.

Videoja e frikshme tregon momentin kur Angel Martin Arjona po luftonte me flakët. Për një moment, automjeti zhduket plotësisht pas një muri zjarri përpara se burri të dale, ndërkohë që ai vrapon mes flakëve, i digjen rrobat dhe papritur përplaset me një rrjetë teli, por nuk resht se vrapuari duke dalë në një zonë më të sigurt.

Deri më tani në Spanjë kanë ndërruar jetë dy persona, një zjarrfikës 62-vjeçar dhe një bari 69-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat