Dyshohet se vrau 3 vajzat e mitura, 33-vjeçarja del e përhumbur dhe me antiplumb nga gjykata

Evropë

Dyshohet se vrau 3 vajzat e mitura, 33-vjeçarja del e përhumbur dhe me antiplumb nga gjykata

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:14
Roula është shfaqur me vështrimin e fiksuar diku në horizont dhe si e humbur

33-vjeçarja Roula Pispirigou është thirrur sërish sot në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me vrasje e tre vajzave të mitura.

Roula është shfaqur me vështrimin e fiksuar diku në horizont dhe si e humbur. E veshur me një bluzë të zezë dhe një jelek të bardhë antiplumb , nën masa të rrepta siguria, ajo u soll sot sërish në gjykatë për të dëshmuar për akuzën e vrasjes së vajzës së saj 9-vjeçare Georgina.

33-vjeçarja, e cila ndodhet në paraburgim që nga prilli i kaluar për vrasjen e vajzës me ketaminë në spitalin “Aglaia Kyriakou”, iu dha afat për të shfaqur pendesën të hënën e ardhshme.

Dukshëm e dobësuar, Pispirigou siç raportojnë mediat në vend, ka kërkuar kohë nga organi kompetent hetimor për t’u informuar me shkresat e lëndës dhe për të përgatitur dëshminë e saj për këtë vepër të re për të cilën akuzohej.

Megjithatë, ajo që ra në sy, pavarësisht maskës së koronavirusit që mbante, ishte pamja e saj “si nga një botë tjetër.” Në fotot e publikuara asaj i duken rrathët nën sy, e zhytur thellë në mendime, sikur ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për çfarë akuzohet, shkruajnë mediat greke.

Kujtojmë se Roula Pispirigou dyshohet që të jetë shkaktare për vdekjen e tre vajzave të saj të mitura Georgina, Iris dhe Malena.  Deri më tani 33-vjeçarja nuk ka pranuar asnjë nga akuzat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat