U largua nga arresti në shtëpi për të shkuar në burg, nuk duronte dot të dashurën e babit

Evropë

U largua nga arresti në shtëpi për të shkuar në burg, nuk duronte dot të dashurën e babit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar italian jetoi për 4 muaj me te atin dhe partneren e re të prindit, por më pas kuptoi se bashkëjetesa e detyruar nuk ishte më e qëndrueshme.

Ai u largua nga shtëpia dhe u paraqit para karabinierëve duke u thënë se donte të kthehej në burg, pasi masa e arrestit në shtëpi, i ishte kthyer në makth.

“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin  e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur.

Gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore. Fakti që ai ishte arratisur ishte pa dyshim, por “në rastin konkret”, shkruan gjyqtari hetues, “elementi subjektiv i mashtrimit nuk mund të njihet me siguri të mjaftueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat