Pamje tragjike në Mal të zi, 34-vjeçari qëllon për vdekje disa persona – vritet edhe autori i sulmit

Evropë

Pamje tragjike në Mal të zi, 34-vjeçari qëllon për vdekje disa persona – vritet edhe autori i sulmit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:11 Përditësuar në ora: 21:46 më 12.08.2022
Cetinje

E tmerrshme: Mësohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë

Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë.

Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona.

Ndërsa i plagosur ka mbetur një polic, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.

Tragjedia raportohet se filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke mos kursyer as fëmijët.

Në mesin e 11 të vrarëve edhe dy fëmijë, autori i sulmit në Cetinje vritet nga një bashkëqytetar

Në Medovinë të Cetinjes në Mal të Zi, janë vrarë 11 persona dhe gjashtë tjerë janë plagosur – e në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor.

Këtë e ka konfirmuar për transmetuesin publik të Malit të Zi, drejtori i policisë në Cetinje.

Ndërkohë është bërë e ditur se edhe autori i këtij sulmi vdekjeprurës, dhe tani pritet të konfirmohet nëse është vrarë nga policia gjatë konfrontimit me ta apo një bashkëqytetar.

Gjykatësja Andrijana Nastiq ka bërë të ditur për TV Vijesti, se janë vrarë dy fëmijë, e dyshimet e para çojnë në atë se ai është vrarë nga një bashkëqytetar, e jo policia siç është raportuar në fillim.

Mësohet se tragjedisë i parapriu një konflikt familjar – ku më pas sulmuesi filloi të shtie mbi kalimtarët e rastit. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Vuk Borilloviq, që shtiu edhe mbi fëmijë.

Në spitalin e Cetinjes janë hospitalizuar dy persona të plagosur, derisa katër tjerë janë transportuar në qendrën klinike në Podgoricë.

Pjesa e qytetit ku kishte ndodhur sulmi është bllokuara plotësisht dhe janë vërejtur shtim forcash policore. Ndërkaq shumë qytetarët “pushtuan” spitalet për të mësuar më shumë për familjarët e tyre. 

​11 të vdekur dhe gjashtë të plagosur në Mal të Zi

Një tragjedi ka ndodhur të premten në Cetinje në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë.

Në këtë tragjedi që ndodhi në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, të vrarë mbetën 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë malazeze.

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë, raporton TVCG.

Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetinja.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente tha për TVCG se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësojmë se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat