Vrasja e 11 personave/ Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Evropë

Vrasja e 11 personave/ Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

34-vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë sot dhjetë persona në Cetinje, më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga një bashkëqytetar.

Prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq, tha për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë kanë vdekur pas plagëve të marra.

Dy fëmijë u vranë gjithashtu, dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital – dy në Cetinje dhe katër në QKKG – është një polic. Siç tha Nastiq, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar.

Drejtori i Administratës Policore, Zoran Bërxhan, ka bërë të ditur se sulmuesi ka qëlluar në një familje, anëtarët e së cilës kanë qenë duke qëndruar në ambientet e shtëpisë së tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. 

“Ai, me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri 8 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor. Më pas ai doli jashtë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar banorët, me ç’rast ka marrë jetën edhe shtatë personave të tjerë dhe ka plagosur gjashtë”, ka thënë Bërxhanin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat