E trishtë në Greqi/ Prindërit mbyllin të miturën në makinë, ajo ndërron jetë nga nxehtësia

Evropë

E trishtë në Greqi/ Prindërit mbyllin të miturën në makinë, ajo ndërron jetë nga nxehtësia

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

 Përsëritet tragjedia me fëmijë të vdekur nga nxehtësia në makinë në Greqi.

Këtë radhë ka qenë një vajzë 8-vjeçare që ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga një person i komunitetit rom.

Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua e vdekur. Punonjësit e Policisë së Sigurisë Chalandrio, të cilët po hetojnë rastin, arrestuan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat