E rëndë në Itali/ Babai nuk e shikon vajzën 1-vjeçare dhe i kalon sipër me makinë, teksa ecte mbrapsht!

Evropë

E rëndë në Itali/ Babai nuk e shikon vajzën 1-vjeçare dhe i kalon sipër me makinë, teksa ecte mbrapsht!

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në via Carlo Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8-muajshe ka humbur jetën. E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht, nuk e ka vënë re praninë e vogëlushes.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë vogëlushen dhe një helikopter u dërgua për ta marrë, por ishte shumë vonë. I tronditur nga lajmi, kryetari i komunës së Vigonovës, Luca Martello tha:

“Është një tragjedi e madhe. Shpresoj që komuniteti tani të dijë të mbrojë këtë familje, ta mbrojë atë dhe dhimbjen e madhe të atyre që nuk kanë bërë diçka me vetëdije. Këto janë aksidente që ndodhin fatkeqësisht.”

Në vendin e tragjedisë në orët e vona të mëngjesit mbërritën edhe famullitari i fshatit, Don Fabio, dhe nënkryetarja e komunës së Vigonovës, Luisa Sattin.

Vetëm më 15 korrikun e kaluar, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një episod i ngjashëm: një burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat