Finlanda redukton dhënien e vizave turistike për rusët

Evropë

Finlanda redukton dhënien e vizave turistike për rusët

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Finlanda ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e vizave turistike ruse që lëshon me 90 për qind, si shenjë e pakënaqësisë në rritje me luftën në Ukrainë.

Vendimi i shpallur sot nga ministri i Punëve të Jashtme Peka Havisto, është i fundit në një seri lëvizjesh të vendit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët në Helsinki, Havisto tha se që nga 1 shtatori, vizat turistike ruse do të reduktohen në vetëm 10 për qind të numrit të lëshuar aktualisht.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, tha ai.

“Përparësi do të kenë llojet e tjera të vizave, për vizitat me të afërmit, kontaktet familjare, punën, studimin”, shtoi ai.

Finlanda aktualisht përpunon rreth 1000 aplikime për viza ruse në ditë, sipas shërbimit publik Yle.

Një numër i vogël, por në rritje i anëtarëve të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje publikisht për një ndalim total të turistëve rusë që të vizitojnë Evropën në përgjigje të luftës.

Anëtarët më të mëdhenj të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e kanë rezistuar deri më tani idenë, megjithëse Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka premtuar të diskutojë më tej këtë çështje.

Suedia gjithashtu ka lëvizur drejt anëtarësimit dhe aktualisht 20 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë miratuar anëtarësimin e dy vendeve.

“Nuk është e drejtë që qytetarët rusë mund të hyjnë në Evropë, në zonën Shengen, të jenë turistë... ndërsa Rusia vret njerëz në Ukrainë. Kjo është e gabuar”, tha dje kryeministrja e Finlandës Sanna Marin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat