Gjendje emergjence/ Londra merr vendimin e pazakontë për shkak të thatësirës, nis nga 24 gushti

Evropë

Gjendje emergjence/ Londra merr vendimin e pazakontë për shkak të thatësirës, nis nga 24 gushti

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:58
Britania deklaroi zyrtarisht thatësirën në disa zona

Thames Water, kompania e ujit me bazë në Londër, do t’u ndalojë klientëve të saj përdorimin e zorrëve të ujit për vaditje nga 24 gushti, për shkak të thatësirës së zgjatur, shkruan Reuters.

Britania deklaroi zyrtarisht thatësirën në disa zona të Anglisë të premten, pasi korriku i këtij viti ishte më i thati në rajon për gati 90 vite, me temperatura që kaluan 40 gradë Celsius për herë të parë.

“Me parashikimin e ulët të reshjeve në muajt e ardhshëm, tani duhet të kalojmë në hapin tonë të radhës”, tha kompania në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

“Gjithçka që po bëjmë tani do të ndihmojë në mbrojtjen e rezervave tona verën e ardhshme dhe do të ndihmojë mjedisin,” shtoi kompania.

Edhe disa kompani të tilla në Angli kanë marrë të njejtin vendim, i cili synon të parandalojë klientët e tyre që të përdorin ujin për të ujitur kopshtet e tyre, për të larë makinat apo për të mbushur me ujë pishinat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat