Finlanda thotë se dy avionë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Evropë

Finlanda thotë se dy avionë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.

Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.

"Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze," tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.

Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes u citua të enjten nga Interfax të thoshte se kishte dërguar tre avionë luftarakë MiG-31E të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal në rajonin e saj të Kaliningradit, një zonë në pjesën ruse të Balltikut, mes Polonisë dhe Lituanisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat