Ngjarje horror/ Gruaja vret burrin me dy djemtë e tyre, gjithçka ndodh në sytë e djalit tjetër 11-vjeçar

Evropë

Ngjarje horror/ Gruaja vret burrin me dy djemtë e tyre, gjithçka ndodh në sytë e djalit tjetër 11-vjeçar

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:33
Ciro Palmieri

Një krim makabër ka ndodhur në Itali, ku një grua është vënë në pranga së bashku me dy fëmijët e saj pasi akuzohen për vrasjen e Ciro Palmierit, bashkëshorti i saj dhe babai i dy adoleshentëve.

Është e denjë për filma, historia që kanë zbuluar mediat italiane, teksa gruaja e Palmierit, Monica Milite, më 30 korrik u shfaq në stacionin e karabinierëve për të raportuar të zhdukur të shoqin.

Karabinierët i nisën menjëherë hetimet, por diçka në versionin e historisë që tregoi gruaja nuk i bindi plotësisht hetuesit, të cilët nisën të gërmonin në mjedisin e brendshëm të familjes për të zbuluar të vërtetën tronditëse.

Autorë të vrasjes në Salerno rezultojnë te jenë bashkëshortja e tij Monika dhe fëmijët Massimiliano 17 dhe A.P., 15 vjeç.

Familjarët, të njëjtët që kishin denoncuar zhdukjen e burrit, përfunduan në pranga sot më 19 gusht dhe janë të dyshuar kryesor për vrasje me dashje të rënduar nga mizoria dhe fshehjen e trupit.

Ishin ata që kanë futur trupin e burrit në thasët e plehrave, përpara se ta hidhnin në një shkëmb, për t’u gjetur më pas nga hetuesit në gjendje të avancuar dekompozimi.

Sipas burimeve hetimore, përkeqësimi i trupit është në përputhje me ditën e vrasjes. Por për të qenë të sigurt, do të duhet të pritet përfundimi i autopsisë, e cila do të kryhet të mërkurën e ardhshme nga mjekja ligjore, me kërkesë të prokurorit.

Vrasja e Ciro Palmierit është filmuar edhe nga kamerat, pasi shtëpia e çiftit ka sistem video survejimi, ndërsa pamjet janë sekuestruar.

Menjëherë del se regjistrimi i ditës së zhdukjes së Palmierit ishte mbishkruar dhe pasi një konsulent teknik rikuperoi pamjet, prokurori i cilësoi ato si “rrëqethëse dhe të përgjakshme”.

Gjithçka ka nisur me një sherr në familje, ku Palmieri sulmohet nga gruaja dhe fëmijët e tij dhe krimi dyshohet se ka ndodhur në sytë e djalit tjetër të gruas, vetëm 11 vjeç.

Viktima është goditur disa herë edhe kur ishte në tokë, thuajse duke dhënë shpirt. Pas vrasjes, burrit i është amputuar një këmbë dhe familja më pas e ka mbyllur trupin në një qese plastike dhe e hodhi në shkëmbin ku u gjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat