Itali/ Raportohen 11 viktima nga përmbytjet, kërkimet për gjetjen e 8-vjeçarit dhe gruas së zhdukur të pasuksesshme

Evropë

Itali/ Raportohen 11 viktima nga përmbytjet, kërkimet për gjetjen e 8-vjeçarit dhe gruas së zhdukur të pasuksesshme

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Marche të Italisë.

Ndërsa kërkimet për gjetjen e 8-vjeçarit Mattia Luconi dhe 56-vjeçares Brunella Chiù, e cila ndodhej në makinë me vajzën e saj, kanë rezultuar të pasuksesshme.

Dhjetëra ekipe të zjarrfikësve janë në punë që nga mbrëmja e së enjtes për gjetjen e të zhdukurve dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve që janë prekur nga përmbytjet.

Aktualisht raportohet për 11 viktima nga përmbytjet. Viktima i fundit është Michele Bomprezzo , 47 vjeç, vëllai i ish-kryebashkiakut të Arcevia, Andrea Bomprezzo.

Ai po ngiste makinën e tij kur nisën përmbytjet dhe i shkaktuan vdekjen. Automjeti  i tij ishte nxjerrë nga lumi Misa në Serra dè Conti. Të zhdukur raportohen Mattia, 8 vjeçe dhe Brunella Chiù, 56 vjeçe, e cila ishte në makinë me vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat