Kriza e ushtarëve, Putini kalon ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

Evropë

Kriza e ushtarëve, Putini kalon ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 06:42
Vladimir Putin

Në fillim të kësaj jave presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri.

Sipas tij ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë ose nuk i binden urdhrave tani do të përballen me dhjetë vjet burg.

Një tjetër ligj i nënshkruar nga presidenti sot do t’u japë të huajve që luftojnë për ushtrinë ruse akses më të lehtë në shtetësinë ruse.

Qytetarët e huaj që nënshkruajnë një kontratë ushtarake prej të paktën një viti do të mund të aplikojnë për shtetësi pa kërkesat e zakonshme për të qenë zyrtarisht rezident në vend për pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat