Shefi i diplomacisë serbe thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në Donetsk dhe Lugansk

Evropë

Shefi i diplomacisë serbe thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në Donetsk dhe Lugansk

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 14:04
Nikolla Selakoviq

Në kuadër të normave ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Lugansk, ka bërë të ditur sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat tona kombëtare dhe shtetërore – pra ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial”, theksoi Selakoviq.

I pyetur për bashkëpunimin me Rusinë që u nënshkrua në Kombet e Bashkuara, Selakoviq tha se bëhet fjalë për çështje teknike që kryhen nga viti 1996.

“Të sulmosh planin tonë për bashkëpunim nuk është asgjë tjetër veç një arsye që të sulmohet Serbia”, shtoi kreu i diplomacisë së Serbisë.

Ndryshe Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.

Ky shtet lëre që nuk mbështeti sanksionet, por vazhdimisht i thur lavde presidentit rus Vladimir Putin që filloi luftën në Ukrainë.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar haptazi se nuk do t’i vë sanksione një shteti që ai e konsideron “mik” dhe që Rusia ka raporte shumë të mira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat