Nga mobilizimi i Putinit, rusët po ikin në Gjeorgji – pamjet nga ajri tregojnë kolonat mbi 18 kilometra në pikëkalime kufitare

Evropë

Nga mobilizimi i Putinit, rusët po ikin në Gjeorgji – pamjet nga ajri tregojnë kolonat mbi 18 kilometra në pikëkalime kufitare

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Video të filmuara nga ajri, shfaqin kolonat e gjata të veturave në kufirin ruso-gjeorgjian, që janë dëshmi se rusët duan të largohen nga Rusia, me qëllim që të shmangin mobilizimin e pjesshëm që e urdhëroi Putin javën e kaluar.

Sipas burimeve nga një pikëkalim kufitar, kolonat janë të gjata mbi 18 kilometra. E për t’u zhbllokuar kolonat, autoritetet gjeorgjiane kanë lejuar kalimin në pikën kufitare edhe duke ecur – kështu që shumë prej tyre kanë braktisur veturat dhe janë nisur drejt shtetit fqinj.

Madje raportohet se së shpejti do të mbyllen vendkalimet kufitare, por nga Kremlini kanë njoftuar se një vendim i tillë akoma nuk është marrë – pra sa i përket mbylljes së kufijve.

Të pyetur rreth mundësisë së mbylljes së kufijve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “nuk di asgjë për këtë, në këto momente nuk është marrë kurrfarë vendimi për këtë”.

Kujtojmë që Gjeorgjia nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është bërë destinacion i preferuar i rusëve që po ikin dhe duan t’i shpëtojnë mobilizimit të Putinit.

Në Tbilisi nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë arritur 40 mijë rusë, e me këtë vendimin e mobilizimit, numri i tyre do të rritet dukshëm më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat