​Letonia shpall gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të kufirit me Rusinë

Evropë

​Letonia shpall gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të kufirit me Rusinë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Qeveria e Letonisë ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme në tri zona përgjatë kufirit për shkak të fluksit të rusëve që përpiqen të arratisen.

Ministria e Brendshme tha se situata në kufi mund të ndryshojë "me shpejtësi" dhe më shumë njerëz mund të përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi në Aluksne, Balvi dhe Ludza dhe në të gjitha pikat kufitare në porte, aeroporte dhe hekurudha.

Qeveria letoneze ka thënë se nuk do të pranojë rusët që po ikin nga mobilizimi i pjesshëm në vend për shkak të luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat