Pak ditë më parë ruante arkivolin e Mbretëreshës, gjendet i vdekur ushtari 18-vjeçar

Evropë

Pak ditë më parë ruante arkivolin e Mbretëreshës, gjendet i vdekur ushtari 18-vjeçar

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Gjendet i vdekur ushtari 18-vjeçar Jack Williams. Ai ishte pjesë e procesionit që ruante arkivolin në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa ai u transportua në një karrocë nga Westminster Abbey, është gjetur i vdekur.

Në ditën e funeralit të Mbretëreshës, familja krenare e ushtarit publikoi pamjet video të trupave të kalorësisë që merrnin pjesë në ceremoni, duke thënë se djali i tyre “e bëri detyrën e tij për Mbretëreshën në udhëtimin e saj të fundit”.

Por vetëm disa ditë më vonë, nëna e tij e shkatërruar postoi një foto të djalit të saj, duke shkruar homazhe emocionale në Facebook: “Nuk e kisha menduar kurrë se do ta thoja këtë, por ne si familje jemi të gjithë të shkatërruar nga vdekja e papritur e djalit tonë të mrekullueshëm Jack Williams”.

Policia dhe reaguesit e parë vrapuan drejt kazermave në Knightsbridge, në qendër të Londrës, pasi alarmi u ngrit në orën 15:48 të mërkurën (28/9). Kur mbërritën në vendngjarje, 18-vjeçari u shpall i vdekur, siç raporton Daily Mail.

Policia tha se nuk po e trajton vdekjen e ushtarit si të dyshimtë. Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Me pikëllim mund të konfirmojmë vdekjen e ushtarit Jack Burnell-Williams më 28 shtator në kazermat Hyde Park. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e ushtarit në këtë moment të vështirë dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat