​Ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrethuar mijëra ushtarë rusë në Liman

Evropë

​Ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrethuar mijëra ushtarë rusë në Liman

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrethuar disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër e rëndësishme hekurudhore në Ukrainën lindore që është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

“Forcat ruse janë të rrethuara në Liman”, tha Sergiy Cherevati, zëdhënës i ushtrisë ukrainase në lindje, për televizionin ukrainas, raporton Interfax-Ukraine.

Sipas tij, rreth 5.000 deri në 5.500 rusë ndodhen në dhe rreth Limanit në ditët e fundit, por numri i tyre është zvogëluar në luftimet e fundit.

Sipas guvernatorit ukrainas të rajonit fqinj të Luhanskut, Sergey Gaidai, ushtarët rusë që ndodhen në Liman kanë tre mundësi, të ikin, të vdesin së bashku ose të dorëzohen.

Cherevati tha se trupat ukrainase kanë rimarrë pesë fshatra përreth Limanit dhe në këtë mënyrë kanë rritur presionin ndaj ushtarëve rusë që tani janë bllokuar atje.

Kjo u bë e ditur një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër rajone ukrainase po i aneksohen Rusisë.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka bërë përparime të konsiderueshme territoriale në rajonin e Kharkiv, në verilindje të Donetsk, ku ndodhet Liman. Ajo po përpiqet të depërtojë edhe në rajonin e Donetskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat