Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët pësuan humbje të mëdha gjatë tërheqjes nga qyteti Lyman

Evropë

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët pësuan humbje të mëdha gjatë tërheqjes nga qyteti Lyman

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se tërheqja ruse nga qyteti ukrainas Lyman, ka shkaktuar një “lloj pengese të rëndësishme politike”.

Në raportimin më të fundit mbi gjendjen në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse “kanë pasur humbje të mëdha” derisa është tërhequr, duke shtuar se kjo lëvizje çoi te rritja e tensioneve dhe nxitjen e kritikave të zyrtarëve të lartë ndaj menaxhmentit të ushtrisë ruse.

Ky qytetet në aspektin operacional është shumë i rëndësishëm për shkak të pozitës në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainë, për të cilin Rusia tha se “mëton ta çlirojë” pasi Vladimir Putin e aneksoi njëanshëm të premten.

Në anën tjetër, Kremlini ka njoftuar se trupat e saj janë tërhequr nga ky qytet, për shkak të rrezikut se mund të rrethoheshin nga forcat ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat