Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, beson se Putin i ka të paktën tri sozi

Evropë

Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, beson se Putin i ka të paktën tri sozi

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:54
Kyrylo Budanov

Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se beson që Vladimir Putin i ka të paktën tri sozi.

E pretendime të tilla kanë dhënë edhe krerët e lartë të inteligjencës së vendeve perëndimore, ku në disa raste thanë se Putin shpesh gjatë paraqitjeve publike i dërgon sozitë e tij.

Dyshimet se Putin shmang paraqitjet e shpeshta televizive janë dëshmuar në video të shumta, ku lëvizjet e pazakonta “të liderit rus” janë vërejtur gjatë takimeve me politikanë të ndryshëm.

Madje ekspertët e gjuhës së trupit thonë se nuk bëhet fjalë për Putinin e vërtetë. E kjo dëshmon edhe një herë se Putin ka probleme shëndetësore dhe shpesh në pamundësi për të marrë pjesë në takime, dërgon sozitë e tij.

Megjithatë Budanov tha se beson që Putin i ka të paktën tri sozi, që i dërgon në takime të caktuara – varësisht se cila është agjenda. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat