E kritikuan për shpenzime dhe rënie të funtes, Truss: Është dashur më mirë ta përgatis terrenin

Evropë

E kritikuan për shpenzime dhe rënie të funtes, Truss: Është dashur më mirë ta përgatis terrenin

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:09
Liz Truss

Kryeministrja britanike Lizz Trus po tenton ta qetësojë partinë e saj si dhe opinionin, duke thënë se është dashur të bëjë më shumë për ta përgatitur “më mirë terrenin”, duke tentuar të minimizojë reaksionet e tregut, ku si pasojë funta ka rënë në nivelin më të ulët, kurse është rritur huamarrja e qeverisë.

Në ditën e parë të konferencës vjetore të partisë në pushtet, asaj Konservatore, Truss e cila ka ardhur në pushtet në më pak se një muaj, ka zbutur paksa tensionet duke tentuar ta bindë opinionin se do të kujdeset për ta gjatë dimrit të vështirë, për të cilin të gjithë po alarmojnë.

Megjithatë, ajo edhe kësaj radhe i qëndroi “planit të saj të rritjes”, që investitorët dhe ekonomistët e kritikuan për shkak të shpenzimeve shtesë prej një miliard funtesh, duke zbuluar shumë pak detaje.

“E kuptojë brengën e tyre për atë se çfarë ka ndodhur. I qëndroj pakos që e kemi miratuar dhe i qëndroj asaj që shpejtë e kemi paralajmëruar pasi është dashur të veprojmë, por e pranoj se është dashur të përgatisim më mirë terrenin”, tha për BBC, Truss.

Kryeministrja e re britanike erdhi në pushtet në kohën kur vend po ballafaqohet me probleme të shumta, duke filluar nga energjia elektrike e deri të rritja e pakënaqësisë së qytetarëve për shkak të ngritjes së çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat