Ukraina thotë se 60 mijë trupa ruse janë vrarë deri më tani në luftë

Evropë

Ukraina thotë se 60 mijë trupa ruse janë vrarë deri më tani në luftë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ukraina ka lëshuar një vlerësim tjetër për numrin e trupave ruse që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Që nga e hëna, Kievi thotë se rreth 60 mijë 430 ushtarë rusë kanë vdekur, shkruan Sky News.

Për më tepër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raporton se janë shkatërruar 2 mijë e 380 tanke ruse, 4 mijë e 991 automjete të blinduara dhe 265 avionë.

Ndryshe, Ukraina jep rregullisht vlerësime shumë më të larta për humbjet sesa vetë Rusia dhe agjencitë perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat