Dështimi i mobilizimit rus, tre rezervistë ndërrojnë jetë – njëri kreu vetëvrasje e dy tjerët nga problemet shëndetësore

Evropë

Dështimi i mobilizimit rus, tre rezervistë ndërrojnë jetë – njëri kreu vetëvrasje e dy tjerët nga problemet shëndetësore

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Mobilizimi i pjesshëm i Moskës nuk është duke shkuar sipas planeve, pasi shumica prej rezervistëve po arratisen apo po refuzojnë të shkojnë në luftë.

Madje për të parandaluar një gjë të tillë, rusët kanë vënë punkte në pikëkalime kufitare me shtetet fqinje, ku nga to do të kontrollojnë të gjithë rusët që po ikin nga mobilizimi, dhe nëse ndonjëri prej tyre figuron në listën e rezervistëve – do të kapet dhe dërgohet në luftë.

Disa prej tyre që janë dërguar, është konstatuar se kanë probleme shëndetësore e madje edhe të moshuar me thinja dhe rrudha në fytyrë.

E rasti më i fundit që e dëshmon dështimin e mobilizimit ka ndodhur në qendrën e trajnimit në Sverdlovsk, ku tre burra të mobilizuar ndërruan jetën në këtë qendër.

Njëri prej tyre ndërroi jetë nga sulmi epileptik i shkaktuar nga helmimi me alkool, e tjetri kreu vetëvrasje.

Për rezervistin e tretë thuhet se është dërguar në shtëpi, ku ndërroi jetë si pasojë e cerrozës në mëlçi.

Raste të ngjashme po raportohen çdo ditë, e nga qendrat e trajnimit janë realizuar video të ndryshme ku shihen se si jetojnë në kushte mizore.

Pa çizme, ilaçe e shtretër, kurse femrat janë këshilluar të blejnë tampon që do t’i shfrytëzonin si fashë në rast se i godet ndonjë plumb i ushtarëve ukrainas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat