Gjermania planifikon heqjen e thëngjillit nga sistemi energjetik deri në vitin 2030

Evropë

Gjermania planifikon heqjen e thëngjillit nga sistemi energjetik deri në vitin 2030

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Prodhuesi më i madh i energjisë në Gjermani, RWE lajmëroi se po e sjell drejt fundit fazën e përdorimit të thëngjillit dhe është gati po ashtu të përfundojë prodhimin e energjisë në bazë linjiti deri në vitin 2030 si pjesë e marrëveshjes me qeverinë.

Sidoqoftë, në ballafaqim me krizat energjetike në Evropë, pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz me agresionin e saj në Ukrainë, RWE thotë se do të aktivizojë përkohësisht përdorimin e termocentraleve me linjit ose thëngjill ngjyrë kafe, shkruan Reuters.

“Në krizën aktuale, po kontribuojmë në sigurimin e furnizimit me energji në Gjermani, duke rritur përkohësisht përdorimin e centraleve të linjitit, që na ndihmon ta heqim gazin nga gjenerimi i elektricitetit. Në të njëjtën kohë, po investojmë miliarda euro ta përshpejtojmë tranzicionin e energjisë dhe ta largojmë nga përdorimi linjitin deri në vitin 2030”, thotë përmes deklaratës, Markus Krebber, Drejtor Ekzekutiv i RWE.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat