​Kryeministri çek në Samitin e Pragës: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

Evropë

​Kryeministri çek në Samitin e Pragës: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 16:31
Peter Fiala

Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala, gjatë adresimit në Samitin e Pragës, ka thënë se është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Pasi priti liderët e 43 shteteve evropiane, Fiala tha se është detyrë e përbashkët të krijohet një platformë e re e bashkëpunimit në kontinentin evropian, pasi konsideroi se është e domosdoshme rikthimi i prosperitetit dhe paqes në Evropë.

Fiala: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë

“Ekziston nevoja për t'u marrë me tranzicionin në energji dhe ekonomi të qëndrueshme, të investojmë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, të përballemi me migracionin ilegal dhe shumë probleme të tjera komplekse që po e shterin analogjinë tonë dhe po shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale. Sot, detyra jonë e përbashkët është të krijojmë një platformë informuese, për të gjitha vendet demokratike në Evropë, ku të mund të bashkëpunojmë, të japim ide dhe të zhvillojmë zgjidhje për të kthyer prosperitetin dhe paqen në kontinentin tonë. Dua të falënderoj shumë Eamnuel-in që erdhi me këtë ide, dhe Charlin që e bëri këtë të mundur. Dhe unë duhet t'ju falënderoj të gjithëve që pranuat ftesën tonë.

E gjithë Evropa mblidhet sot në Pragë për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku për të rivendosur paqen, për të nxitur bashkëpunimin, dhe për të rikthyer prosperitetin. Pra, le të fillojmë punën, sepse sot kemi përzgjedhur me kujdes disa tema sfiduese, ato përfshijnë çështjet e paqes, stabilitetit, sigurisë energjetike, dhe ekonomisë. Pas seancës plenare do të ndahemi në tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar nga afër çdo temë. Do të ketë kohë të mjaftueshme edhe për shumë takime dypalëshe”, tha ai.

Komuniteti Politik Evropian po mbahet sot në Pragë të Çekisë, ku pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat