Kriza energjetike në Britani të Madhe: Planifikohen reduktime të rrymës prej tre orë në ditë

Evropë

Kriza energjetike në Britani të Madhe: Planifikohen reduktime të rrymës prej tre orë në ditë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:05
Ilustrim

Qytetarët britanikë ka gjasa të ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike shkaku mungesës së gazit këtë dimër, duke nxitur një plan emergjence për t’i dhënë përparësi ngrohjes.

Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë Elektrike të Rrjetit (ESO) së Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se ndërprerjet e planifikuara tre-orëshe të energjisë elektrike mund të imponohen në disa zona, në një rast “të pamundur” që furnizimet me gaz të jenë nën kërkesën, raporton skynews.

Ai zbuloi masën në një përditësim mbi gjendjen e gatishmërisë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar për muajt e ftohtë të ardhshëm, por tha se rreziku i ndërprerjeve të përkohshme të energjisë mund të shmanget me ndihmën e publikut.

Raporti tregoi, sipas një skenari bazë, se marzhet midis kërkesës së pikut dhe furnizimit me energji pritej të ishin të mjaftueshme dhe të ngjashme me vitet e fundit falë sigurimit të furnizimeve me gaz të Detit të Veriut, importeve nëpërmjet Norvegjisë dhe me anije.

ESO u kërkoi familjeve të ndihmojnë në menaxhimin e këtij ekuilibri duke u regjistruar në një skemë të kursimit të energjisë përmes furnizuesit të tyre, në një përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e rrezikut të fikjes së dritave.

Ai sugjeroi që gazi i nevojshëm për të fuqizuar rrjetin elektrik të Mbretërisë së Bashkuar pritej të rritet me gati 22 për qind – duke kompensuar kursimet nga përdorimi më i ulët familjar dhe biznesi – kryesisht për shkak të nevojës për energji në Francë ku shumë centrale bërthamore janë jashtë linje.

Gazi përbën mbi 40 për qind të prodhimit të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar – më shumë nëse era nuk fryn dhe impiantet e tjera janë jashtë linje për mirëmbajtje.

Për tregun e energjisë elektrike, termocentralet me qymyr mund të kthehen në funksion për të ndihmuar plotësimin e boshllëqeve. Kjo ka ndodhur tradicionalisht kur centralet bërthamore janë jashtë linje ose era nuk arrin të fryjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat