Vuçiq nesër i adresohet opinionit dhe paralajmëroi “vendime të rënda”, pa specifikuar për çka bëhet fjalë

Evropë

Vuçiq nesër i adresohet opinionit dhe paralajmëroi “vendime të rënda”, pa specifikuar për çka bëhet fjalë

Nga: F.B. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka paralajmëruar se nesër e shtunë në ora 10,00 do i adresohet opinionit nga Pallati Serbia, ku do kumtojë disa nga "vendimet e rënda", pa specifikuar lidhur me çka bëhet fjalë, ka njoftuar zyra presidenciale, transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

Në paralajmërimin e adresimit për qytetarët edhe opinionin, ai ka thënë se dëshiron të njoftojë qytetarët lidhur me disa vendime shumë të rënda.

Ky adresim i kreut të Serbisë, vjen pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e mbajtur në Pragë dhe pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Njohësit e rrethanave dhe analistët theksojnë se Vuçiq gjatë adresimit do të flas lidhur me vendimin e fundit të BE-së për pakon më të re të sanksioneve, me të cilën praktikisht Serbisë i ndalohet importimi i naftës ruse përmes JANAF.

Gazeta përkujton se Vuçiq tash e disa kohë ka paralajmëruar periudhë të rëndë politike edhe ekonomike dhe se lidhur me situatën do të iu adresohet qytetarëve brenda 7 deri 10 ditëve, kur duhet të merren vendime shumë të rënda për vendin.

Ish kryeministrja dhe kryeministrja në ardhje e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se Vuçiq nesër do kumtoj disa nga vendimet e rëndësishme strategjike dhe se “Serbia do të duhet të ndryshoj pozicionin.

Por edhe kjo, sikurse shefi i saj, nuk ka dhënë detaje tjera as nuk ka specifikuar çështjet konkrete që do kumtohen sikurse as vendime e mundshme që mund të merren nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat