Zbardhen detajet e rënda/ Kush është biznesmeni që u qëllua 15 herë më thikë

Evropë

Zbardhen detajet e rënda/ Kush është biznesmeni që u qëllua 15 herë më thikë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 10:12
Yannis Markou

Biznesmeni i njohur grek Yannis Markou ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mëngjesin e të premtes u godit 15 herë me thikë nga një 25-vjeçar.

Sipas medieve greke, biznesmeni dhe i riu kanë debatuar për radhën në një mensë dhe për pasojë situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Dy të rinj, 19 dhe 25 vjeç, nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur. Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është arratisur dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Biznesmeni grek ushtron aktivitet në fushën e pronave të paluajtshme dhe ka qenë partneri i modeles Julia Nova. Ai është një figurë e njohur në rrjetet sociale. Biznesmeni ndodhet në terapi intensive dhe deri tani ka kryer tre operacione pas plagëve të marra nga sulmi me thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat