Do takohej me aleatin rus, vdes papritmas ministri i Bjellorusisë

Evropë

Do takohej me aleatin rus, vdes papritmas ministri i Bjellorusisë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:09
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i ministrisë, Anatoli Glaz. por nuk dha detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes së ministrit.

Bjellorusia vijon të jetë aleate e Rusisë në pushtimin e saj ndaj Ukrainës. Mësohet se ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, do të zhvillonte një takim me homologun e tij bjellorus të hënën. Por ky i fundit ka ndërruar jetë papritur në moshën 65-vjeçare, siç raportojnë mediet e huaja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat