E papritur/ Ky shtet kthen mbajtjen e maskës me detyrim, ç’po ndodh me Covid-19?

Evropë

E papritur/ Ky shtet kthen mbajtjen e maskës me detyrim, ç’po ndodh me Covid-19?

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

E besoni dot? Spanja do të rikthejë vendosjen e maskës me detyrim për qytetarët që do të përdorin shërbimin e transportit publik. Autoritetet spanjolle kanë vendosur të mbajnë në fuqi vendimin e vendosjes së maskës deri në muajn mars të vitit 2023.

Kjo do të thotë të gjithë personat, përfshirë të huajt që vizitojnë Spanjën, do të duhet të mbajnë maskë në fytyrë kur hyjnë në autobusë, trena, metro, taksi dhe aeroplanë.

Vendimi për të vazhduar mbajtjen në fuqi të kërkesës për maska ​​erdhi pasi autoritetet vlerësuan situatën aktuale dhe arritën në përfundimin se nuk është koha e duhur për të hequr një kërkesë të tillë, veçanërisht tani që po afrohen muajt më të ftohtë.

Ndonëse në Spanjë janë vaksinuar 86% e popullësisë me dozat e plota dhe 68% me një dozë të vaksinave, sërish autoritetet kërkojnë që maska të vihet me detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat