Pamjet - Turistja ngufatet në Spanjë nga plaçkitësi derisa humb vetëdijen

Evropë

Pamjet - Turistja ngufatet në Spanjë nga plaçkitësi derisa humb vetëdijen

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur një turiste e cila kishte shkuar në një aheng dhe po kthehej në një resort në Malaga të Spanjës, ngufatet nga një hajdut derisa humb vetëdijen.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë e kap për fyti viktimën – që ishte shtetase gjermane, të cilën e shtrëngon fort për shtatë sekonda derisa ajo humb vetëdijen.

Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit, derisa kjo turiste gjermane po kthehej në resort ku po qëndronte.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të sulmuesit. Ndërkaq sapo viktima humbi vetëdijen, hajni shihet duke ia kontrolluar xhepat – në kërkim të parave.

Për fat të mirë ishin punonjësit e hotelit që dëgjuan “orvatjen” dhe vrapuan në drejtim të vendit ku ndodhi sulmi – duke e detyruar hajnin të largohet duarthatë.

Ajo çfarë gëzoi më shumë punonjësit e hotelit kur mësuan se viktima arrin të këndellet dhe të ngritet në këmbë. Fillimisht dukej sikur ajo kishte mbetur e vdekur nga ngufatja. 

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat