LIVE: Putin do të vizitojë Ukrainën Lindore! - Ukraina thotë se pakot me bombë u dërguan në gjashtë vende evropiane

Evropë

LIVE: Putin do të vizitojë Ukrainën Lindore! - Ukraina thotë se pakot me bombë u dërguan në gjashtë vende evropiane

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:10 Përditësuar në ora: 08:29 më 03.12.2022
Vladimir Putin

Çekia do të trajnojë ushtarët ukrainas

Me projektligjin e miratuar në Senatin e Çekisë, që nga viti i ardhshëm në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë ukrainas.

Rruga për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Çeki u hap pasi projektligji i përgatitur nga qeveria e koalicionit të përbërë nga 5 parti në vend u miratua edhe nga Senati, shkruan Anadolu.

Sipas rregullores së re, ushtarët ukrainas do të trajnohen në qendrën e trajnimit ushtarak Libava, në rajonin Moravia të vendit.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, thuhet se në vitin 2023 në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë.

Çekia e cila mban presidencën e radhës së BE-së, ka ofruar mbështetje të ndryshme ushtarake, kryesisht tanke dhe armë me tytë të gjatë për Ukrainën, fqinjin e saj.

Me fillimin e luftës është njoftuar se është mbi 400 mijë numri i ukrainasve të strehuar në Çeki.

​Policia parandalon vjedhjen e muralit të Banksy në Ukrainë

Një grup njerëzish janë përpjekur të marrin një mural në Ukrainë nga artisti i grafitit Banksy, duke prerë një pjesë të murit të dëmtuar nga lufta, vend në të cilin ndodhej dhe muralja.

Grupi arriti të presë një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante imazhin e një gruaje me maskë gazi dhe fustan që mbante një zjarrfikës në anën e një ndërtese të djegur.

Por ata u panë në vendin e ngjarjes në qytetin Hostomel, afër Kievit, tha të premten guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba.

Banksy, puna e të cilit mund të shitet për miliona, konfirmoi se ai kishte pikturuar muralin.

Policia publikoi imazhe të murit të verdhë në Hostomel me një copëz të madhe të prerë në tulla. Një numër personash u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është tani në muajin e saj të 10-të. Forcat e Moskës u tërhoqën nga rrethi i Kievit në fazën e parë të luftës, por luftimet vazhdojnë në lindje dhe jug.

Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusët presin dimrin e acartë që të sulmojnë përsëri infrastrukturën tonë

Shefi i shtabit të Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia synon të godasë rëndë infrastrukturën e Ukrainës për ta gjunjëzuar atë kur temperaturat janë veçanërisht të ulëta.

“Armiku pret që temperatura të bjerë në -10 gradë gjatë natës dhe do të sulmojnë infrastrukturën tonë, në mënyrë që njerëzit mos të kenë ngrohje dhe të ngrinë nga i ftohti”, tha ai në një intervistë me gazetaren ruse Yulia Latynina, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë mohoi se Shtetet e Bashkuara duan të shtyjnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të rifilluar negociatat me Moskën.

“Lufta mund të përfundojë sot pa negociata nëse Putini bën gjënë e duhur dhe largohet nga Ukraina”, përfundoi Kirby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat