Moti i keq “godet” Siçilinë, përmbyten rrugë, shtëpi e qendra tregtare

Evropë

Moti i keq “godet” Siçilinë, përmbyten rrugë, shtëpi e qendra tregtare

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:46
Moti i ligë në Itali

Moti i keq ka goditur sërish vendin fqinj, Italinë.

Situata më problematike paraqitet në ishullin e Siçilisë, ku për shkak të shiut të dendur gjatë natës është përballur më përmbytje masive. Shumë qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre pas vërshimeve të forta balte.

Janë raportuar po ashtu për rrëshqitje dheu dhe plasje të ujërave të zeza. Shtëpitë, bizneset dhe bodrumet u përmbytën. E rëndë është raportuar edhe situata në spital ku në disa reparte ka rënë shi nga tavani.

Gjashtë nxënës, dy mësues dhe dy punonjëse të shkollës mbetën për disa orë të bllokuar në institutin e artit në via Gramsci. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, në shumë zona nuk u bë e mundur aktivizimi i pompave të shkarkimit të ujit.

Qendra më e madhe tregtare në provincën Messina u pushtua nga uji. Për shkak të motit të keq, u mbyll edhe një pjesë e autostradës Palermo-Messina. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Pak ditë më parë Italia u përfshi nga reshjet e shiut që shkaktuan rrëshqitje dheu në zonën e Iskias dhe humbën jetën 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat