Tragjedi në Belgjikë, burri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

Evropë

Tragjedi në Belgjikë, burri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rajonin e Flanders në Belgjikë ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont.

Burri është paraqitur në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl.

Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.

“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.

Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat