Përfshihet nga flakët, ‘merr fund’ një prej teatrove më të njohur, zbardhen detajet e fundit

Evropë

Përfshihet nga flakët, ‘merr fund’ një prej teatrove më të njohur, zbardhen detajet e fundit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 10:22
Athinë

Një prej teatrove më të njohur të Athinës është përfshirë nga flakët paraditen e së mërkurës.

Ka qenë një gabim i punonjësve që po izolonin tarracën e teatrit “Peroke”, çka bëri që kati i sipërm i godinës të marrë zjarr, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Salla po përgatitej për të vënë në skenë nën drejtimin e aktorit tepër të famshëm grek të humorit Markos Seferlis, shfaqjen "Agjenti 007", një komedi e cila premton shumë të qeshura, madje si për ironi, në afishën reklamuese,ka edhe një pistoletë karburanti.

Në zonë mbërritën forca të shumta të policisë dhe zjarrëfikësit.

Për fat nuk pati dëme në njerëz, ndërsa aktori Markos Seferlis deklaroi se do merren masat për të riparuar sa më shpejtë dëmet me qëllim vazhdimin normal të shfaqjeve të programuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat