​Bullgaria lehtëson qasjen në punësim të shtetasve të huaj me kualifikim të lartë

Evropë

​Bullgaria lehtëson qasjen në punësim të shtetasve të huaj me kualifikim të lartë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Duke miratuar përfundimisht rishikimet e Aktit të Migracionit të Punës dhe Lëvizjes së Punës, të enjten, deputetët lehtësuan qasjen në vendet e punës në Bullgari për profesionistët shumë të aftë që janë shtetas të vendeve të treta.

Ndryshimet propozojnë një sistem më tërheqës, fleksibël dhe efektiv për rekrutimin dhe vendosjen e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë nga vendet e treta (jo vetëm me diploma universitare) dhe lehtësojnë lëvizshmërinë afatshkurtër dhe afatgjatë, punën nga shtëpia për profesionistët e huaj që posedojnë një kartë blu të BE-së për punë dhe leje qëndrimi, dhe ngritjen e një regjistri të punëdhënësve të njohur.

Për të pasur një kartë blu të BE-së, profesionistët e huaj që janë shtetas të vendeve të treta duhet të kenë një diplomë universitare, të lëshuar nga një autoritet kompetent përkatës pas arsimimit jo më pak se tre vite akademike në një institucion të njohur si universitet nga shteti përkatës, ose sipas pozitave nga lista e miratuar nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale – njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e vërtetuara me një dokument zyrtar të lëshuar nga organi kompetent për një nivel të përvojës profesionale të krahasueshme me atë të titullarit.

Paga bruto e përcaktuar në kontratën e punës të punonjësit shtetas të vendit të tretë duhet të jetë të paktën 1.5 herë më e lartë se paga mesatare në Bullgari, përcakton ligji.

Më tej, kontrata e punës tani kërkohet të jetë jo më e shkurtër se gjashtë muaj, në vend të 12 muajve siç ishte me herët.

Gjatë 12 muajve të parë të punësimit, ata që kanë kartonin blu të BE-së mund të kryejnë vetëm aktivitete që plotësojnë kushtet në të cilat është lëshuar në territorin e Bullgarisë. Deri më tani, kjo periudhë ishte dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat