Turqia: Takimi me Suedinë dhe Finlandën nuk ka asnjë kuptim për momentin

Evropë

Turqia: Takimi me Suedinë dhe Finlandën nuk ka asnjë kuptim për momentin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Mevlut Cavusoglu konfirmoi sot atë që Presidenti Erdogan ka thënë ditët e fundit: se një takim trepalësh Turqi-Suedi-Finlandë nuk ka asnjë kuptim për momentin.

Deklarata e Cavusoglu vjen pas protestave në Stokholm, të cilat përfshinin djegien e Kuranit.

“Qeveria e Suedisë, duke lejuar këtë akt të neveritshëm u bë palë me të. Suedia duhet të marrë një vendim. Ata po hedhin mina në rrugën e integrimit.

Nga Suedia varet nëse do të pastrojë minat për të ecur përpara, apo do të shkelë minat dhe do të shpërthejë”, tha sot kreu i diplomacisë turke.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Çavusoglu tha gjithashtu se nuk ka asnjë propozim për të vlerësuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO veçmas.

Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha se vendi i tij dëshiron të rivendosë dialogun e NATO-s me Turqinë pasi Ankaraja ka shtyrë për një kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën për pranimin e tyre.

Dy ditë më parë, Turqia shtyu për një kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me dy vendet kandidate për anëtarësim në NATO. Takimi i planifikuar i tre vendeve ishte planifikuar të mbahej në Bruksel në shkurt, por u shty me kërkesë të Ankarasë, sipas burimeve diplomatike turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat