Ngrihen bisedimet? Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Evropë

Ngrihen bisedimet? Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:36
Ilustrim

Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut dhe do të ndërpresë të gjitha projektet ndërshtetërore me Shkupin. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov.  

Konkluzioni u arrit pas diskutimit në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë ku në fokus ishin tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij nodhi më 19 janar, ndërsa hetimet ende nuk kanë përcaktuar autorin e sulmit. Deri tani janë nën hetim 4 persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elemente të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Milkov.

I pyetur nëse pas incidentit Sofja do të bllokojë bisedimet me RMV-në për integrimin në BE, Milkov tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa tjera, si ndërprerjen e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ministri i Jashtëm bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat