LIVE: Lufta e ashpër rreth qytetit lindor të Vuhledar - Alarmon ministri italian: Ja si mund të nis lufta e tretë botërore!

Evropë

LIVE: Lufta e ashpër rreth qytetit lindor të Vuhledar - Alarmon ministri italian: Ja si mund të nis lufta e tretë botërore!

Më: 28 janar 2023 Në ora: 06:56 Përditësuar në ora: 18:39 më 28.01.2023
Foto ilustrim

Ministri italian i Mbrojtjes: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, do të nis lufta e tretë botërore

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën në shtetin ukrainas gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.

Ministria e mbrojtjes franceze dhe italiane njoftuan se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është cilësuar si miqësor.

“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raporton ansa.

“Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri.

Ndryshe, krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.

'Lufta e ashpër' rreth qytetit lindor të Vuhledar

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beteja të mëdha po zhvillohen në Vuhledar dhe Bakhmut, në verilindje, përcjell Bota sot.

Ai tha: "Situata në front, dhe veçanërisht në rajonin e Donetsk - afër Bakhmut dhe Vuhledar - mbetet jashtëzakonisht akute."

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Sergiy Cherevati tha se "lufta e ashpër" është ende në vazhdim për Vuhledar, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej 15,000 banorësh.

Videoja më poshtë, e shpërndarë në mediat sociale nga këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko, kap skenën në qytetin e sulmuar.

Ai tha se sulmet në Vuhledar janë "intensifikuar".

"Në Luftën e Dytë Botërore, mbrojtja e Stalingradit zgjati 125 ditë. Mbrojtja e Sevastopolit - 250 ditë. Vuhledar qëndron për mbi 300 ditë."

Ukraina merr premtime për më shumë se 300 tanke

Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin e 321 tankeve. Gjermania ka njoftuar se do të dëgojë në Ukrainë tanke të tipit Leopard 2 por ndryshe nga SHBA dhe Franca e përjashton dërgimin e avionëve luftarakë.

Vadym Omelchenko, ambasadori i Ukrainës në Francë tha se vendi i tij ka marrë nda disa vende premtime për dërgimin e 321 tankeve ushtarakë, por nuk specifikoi se sa është numri i tankeve që do të dërgojë secili vend. Polonia do të dërgojë në Ukrainë shumë më tepër tanke luftarakë nga sa kishte njoftuar më parë. Përveç 14 tankeve të tipit Leopard të prodhuara në Gjermani dhe të premtuara tashmë nga Varshava, Polonia është e gatshme të dorëzojë edhe "60 tanke të modernizuara" tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në stacionin televiziv kanadez CTV News.

Morawiecki tha se 30 nga tanket shtesë të rezervuara për Ukrainën janë të modelit PT-91, një version i modernizuar i tankeve sovjetike T-72. Kurse për 30 tanket e tjera kryeministri polak nuk dha asnjë informacion. Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard 2.

Pasi Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore ranë dakord për ta furnizuar Ukrainën me tanke luftarake, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kërkoi ndër të tjera edhe avionë luftarakë.

Jo avionë luftarakë nga Gjermania në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se nuk pret që Gjermania do të dërgojë në Ukrainë avionë luftarakë megjithë kërkesat nga Ukraina. "Unë mendoj se për një gjë të as që mund të bëhet fjalë," tha ai për gazetën Süddeutsche Zeitung. Avionët luftarakë janë sisteme shumë më komplekse se tanket dhe kanë një rreze dhe fuqi zjarri krejtësisht të ndryshme.

Në një rast të tille ne do të futeshim në dimensione lidhur me të cilat unë aktualisht do të isha i kujdeshëm, tha  ministri gjerman i Mbrojtjes. Edhe kancelari Olaf Scholz e ka përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë.

SHBA nuk përjashton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA Joe Biden, Jon Finer, tha në MSNBC, se SHBA nuk përjashton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë Sipas njoftimeve të mediave edhe Franca po e konsideron gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se do të mbështeste NATO-n nëse vendos ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë. NATO-ja duhet të jetë më e guximshme, tha ai për radiostacionin francez LCI./DW

Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës

Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, ndërsa aleatët perëndimorë të Kievit vazhdojnë tregohen të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Ushtria e Ukrainës tha më 28 janar se granatime të rënda u panë në veriun, verilindjen dhe lindjen e Ukrainës, mes pritshmërive se Rusia po përgatitet për një ofensivë tjetër diku në mesin e muajt të ardhshëm.

Përballë kësaj, aleatët perëndimorë të Ukrainës vazhdojnë të zotohen për pajisje ushtarake dhe ndihmë për të mbështetur Kievin, derisa po afrohet njëvjetori i konfliktit, i nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Tanket perëndimore, kyçe për Ukrainën që t’i mposhtë forcat ruse

Këshilli i BE-së vazhdoi për gjashtë muaj serinë e sanksioneve ndaj Rusisë

Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Agresioni rus, paralajmëron zyrtari i ukrainas: Moska do të nisë një valë të re sulmesh me rastin e 1-vjetorit të luftës

Mundësia e një vale të re sulmesh nga Rusia ndaj Ukrainës, me rastin e një vjetorit ë fillimit të luftës, ka të shumë të ngjarë të ndodhë sipas një zyrtari ukrainas.

Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, në një deklaratë për shtyp tha se ka të ngjarë që Rusia “po përgatitet për aktivizim maksimal” deri në përvjetorin e parë të pushtimit më 24 shkurt.

“Ata besojnë se deri në përvjetor duhet të kenë disa arritje. Nuk është sekret se ata po përgatiten për një valë të re deri më 24 shkurt, siç thonë ata. Ka një mirëkuptim në cilat fusha duan të bëjnë diçka”, tha Danilov.

Danilov shtoi se Rusia ka një “detyrë” për rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, “në mënyrë që ata të shkojnë plotësisht në kufij”.

Ai tha gjithashtu se ushtria ruse ka “zbuluar” aftësitë mbrojtëse të trupave ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia për një javë.

“Tani ka një grumbullim të caktuar të trupave. Ne e dimë këtë, ne e kuptojmë se çfarë po ndodh në Federatën Ruse në këtë drejtim”, shtoi me tej sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të mbrojtjes.

Ushtria ruse nis sulmet me raketa, zbardhen detajet e rënda

Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e viktimave nga goditjet me raketa ishin në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, të cilat ndodhen pranë njësive të artilerisë ruse. Një ditë më parë sulmet me raketa ruse depërtuan thellë në brendësi të territorit të Ukrainës dhe vranë 11 persona. Kievi tha se forcat ukrainase ishin angazhuar në luftime të ashpra të premten me forcat ruse në qytetin lindor Vuhledar, pjesë e rajonit Donetsk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten në fjalimin e tij të mbrëmjes se luftimet ishin të ashpra në Donetsk dhe se forcat ruse nuk po kërkonin vetëm të arrinin fitore ushtarakisht, por se edhe po përpiqen të shkatërrojnë qytete dhe fshatra. Më herët, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Rusia po e zhvendos luftën në Ukrainë “në një tjetër stad”, duke bërë sulme ndaj civilëve dhe qyteteve, si reagim ndaj një vendimi rishtazi të vendeve të NATO-s për të dërguar armatime të avancuara në Ukrainë, për të mbështetur përpjekjet e saj në këtë luftë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Tokio, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprimtarinë e Jashtme, Stefano Sannino, u tha gazetarëve se Rusia nuk po përqëndrohet më tek objektivat ushtarake, por se po bënte sulme pa dallim ndaj qyteteve dhe popullsisë. “Mendoj se zhvillimi më i fundit për sa i përket furnizimit me armatime është vetëm një evoluim i situatës dhe i mënyrës se si Rusia filloi ta zhvendosë luftën në një stad të ri”, tha ai.

“Putini është zhvendosur nga koncepti i një operacioni të posaçëm ushtarak, drejt një koncepti tashmë të një lufte ndaj NATO-s dhe Perëndimit”, tha zoti Sannino. Rusia ka mohuar vazhdimisht se po vendos në objektiv civilët në Ukrainë. Komentet e zotit Saninno vijnë ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se do të dërgojnë tanke të avancuara luftarake në Ukrainë, duke shpresuar të balancojnë fuqinë luftarake që Rusia ka në tokë. Zyrtari i lartë i BE-së tha se furnizimet e reja nga Perëndimi nuk janë një përshkallëzim, por një përpjekje për t’i dhënë Ukrainës shansin që të mbrohet. Ai tha se zhvillimet e kanë detyruar Presidentin Putin të ndryshojë variantin e tij fillestar, kur e përshkronte sulmin si një “operacion special” për të çliruar Ukrainën nga një regjim nazist.

“Tashmë po flasim për një luftë me NATO-n dhe Perëndimin. Tjetër histori”, tha zoti Sannino. Polonia u zotua të premten të dërgojë tanke të tjera në Ukrainë, duke premtuar 60 tanke shtesë, krahas 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte rënë paraprakisht dakord t’i dërgonte. Presidenti ukrainas Zelensky u përgjigj në Twitter, “Faleminderit… Polonisë për këto vendime të rëndësishme për t’i dërguar Ukrainës 60 tanke polake – 30 prej të cilave janë të famshmit PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se furnizimi me tanke perëndimore në Ukrainë nuk do të ndihmonte shanset ushtarake të Kievit, por do t’i “sillte vendet e Perëndimit në një nivel të ri konfrontimi me vendin tonë dhe popullin tonë”.

Të enjten, Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për numrin në rritje të vendeve që premtojnë furnizimin me armatime të avancuara, përfshirë tanke, ndërsa në të njëjtën kohë theksoi nevojën për të përshpejtuar dërgimin e sistemeve të armëve të premtuara.

Presidenti Zelensky tha se e vetmja mënyrë për të ndalur “këtë agresion rus” është me “armët e duhura”. Ai theksoi se “shteti terrorist nuk kupton asgjë tjetër”. Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu furnizimet perëndimore për të rritur mbrojtjen nga sulmet me raketa të së enjtes. “Sot, falë sistemeve të mbrojtjes ajrore të ofruara për Ukrainën dhe falë profesionalizmit të luftëtarëve tanë, ne arritëm të rrëzonim shumicën e raketave ruse dhe (dronët) Shahed”, tha ai në fjalimin e tij.

“Fatkeqësisht, është e vështirë të sigurohet mbrojtje 100% vetëm me mbrojtje ajrore. Sidomos kur terroristët përdorin raketa balistike”, shtoi ai./ VOA

Pilotët do të kenë nevojë për gjashtë muaj për trajnime luftarake F-16

Pilotëve ukrainas do t'u duhen rreth gjysmë viti për t'u stërvitur për luftime me avionë luftarakë perëndimorë si F-16 amerikan, ka thënë zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, Ukraina mori një nxitje të madhe kur Gjermania dhe SHBA njoftuan planet për të siguruar tanke të rënda për Kievin.

Tani, zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuri Ihnat ka thënë se F-16 mund të jenë alternativa më e mirë për një luftëtar me shumë role për të zëvendësuar flotën aktuale të avionëve luftarakë të vendit, të cilët janë më të vjetër se vetë Ukraina moderne.

Ai tha se Kievi aktualisht po përdor katër lloje avionësh të epokës sovjetike.

"Pilotët thonë se nuk është problem të fluturosh F-16, ata mund ta mësojnë atë brenda disa javësh. Të luftosh me këta avionë është një gjë shumë e ndryshme, të përdorësh të gjitha llojet e armëve," tha zoti Ihnat në një konferencë shtypi. .

“Pilotët thonë se mund ta zotërojnë atë për rreth gjysmë viti”, tha ai.

Z. Ihnat tha se përveç pilotëve, inxhinierët e aviacionit dhe specialistë të tjerë do të kishin nevojë për trajnim.

Zelenskyy zotohet të parandalojë Rusinë që të konkurrojë në Lojërat Olimpike

Ne raportuam më herët se Ukraina kishte paralajmëruar se mund të bojkotonte Lojërat Olimpike nëse atletët e Rusisë dhe Bjellorusisë lejohen të garojnë vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, ministri i sportit i vendit Vadim Guttsait tha se planet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të parë mënyrat që ata atletë të kthehen në gara do të kundërshtohen.

Tani, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Ukraina do të nisë një fushatë ndërkombëtare për të parandaluar që atletët rusë të lejohen të konkurrojnë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

"Sot do të fillojmë një maratonë për lojë të ndershme që synon pastrimin e menaxhimit të strukturave olimpike ndërkombëtare nga hipokrizia si dhe (parandalimin) e çdo përpjekjeje për të tërhequr përfaqësuesit e shtetit terrorist në sportin botëror," tha Zelenskyy në një fjalim video.

"Është e qartë se çdo flamur neutral i atletëve rusë do të njolloset me gjak. Parimet olimpike dhe lufta janë thelbësisht të kundërta me njëra-tjetrën."

IOC është e etur të përfshijë atletët rusë dhe bjellorusë si neutralë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha sot se çdo përpjekje për të shtrydhur Moskën nga sporti ndërkombëtar ishte "e dënuar të dështojë".

Gjithsej 321 tanke i janë premtuar Ukrainës

Një total prej 321 tanke të rënda i janë premtuar Ukrainës nga disa vende, konfirmoi sot ambasadori i Ukrainës në Francë.

Duke folur për televizionin francez BFM, Vadym Omelchenko tha:

"Që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e tyre për të dorëzuar 321 tanke të rënda në Ukrainë.

"Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur"

 Omelchenko nuk dha një përmbledhje të numrit të tankeve për çdo vend

Skenat e shkatërrimit në Vuhledar

Ish-zëdhënësja e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Luliia Mendel, ka shpërndarë pamjet e qytetit lindor të Vuhledar, në rajonin e Donetsk, ndërsa granatimet vazhdojnë.

Zelenskyy tha sot se betejat e mëdha po zhvillohen aktualisht në Vuhledar dhe Bakhmut, në verilindje.

Ajo tha: "Situata në front, dhe veçanërisht në rajonin e Donetsk - afër Bakhmut dhe Vuhledar, mbetet jashtëzakonisht akute.

"Okupatorët nuk po sulmojnë vetëm pozicionet tona - ata po shkatërrojnë qëllimisht dhe në mënyrë metodike qytetet dhe fshatrat përreth tyre. Artileri, aviacion, raketa. Ushtrisë ruse nuk i mungojnë mjetet e shkatërrimit dhe ajo mund të ndalet vetëm me forcë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat