Dyshohet se u abuzua seksualisht nga babai dhe gjyshja, zbardhet dëshmia e nënës së 4-vjeçarit në Greqi

Evropë

Dyshohet se u abuzua seksualisht nga babai dhe gjyshja, zbardhet dëshmia e nënës së 4-vjeçarit në Greqi

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë nga abuzimi seksual i fëmijës 4-vjeçar në Greqi, ku abuzuesit pretendohet të jenë babai dhe gjyshja e tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur verën e vitit të kaluar dhe ishte denoncimi i nënës së 4-vjeçarit që bëri që të nisnin hetimet.

Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se nëna e 4-vjeçarit kuptoi se fëmija kishte shenja në të gjithë trupin dhe filloi të shprehte një sjellje seksuale të pazakontë për moshën e tij.

Më poshtë është dëshmia e nësës së 4-vjeçarit:

“Kur e mora fëmijën shkuam së bashku në supermarket dhe aty në një moment kur fëmija hoqi kapelën, pashë që ishte goditur në ballë nga ana e majtë. Më pas i thashë të ngrinte këmishën dhe zbulova se edhe në trup ishte goditur. Më pas, kur shkuam në shtëpi dhe e lava, pashë që ishte qëlluar edhe në këmbë e duar”, tha nëna në fillim të korrikut, disa ditë pasi fëmija u kthye nga shtëpia e ish-bashkëshortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat