LIVE: Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, shteti që do të pësojë fatin si Ukraina

Evropë

LIVE: Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, shteti që do të pësojë fatin si Ukraina

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:38 Përditësuar në ora: 06:32 më 04.02.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Sulmet ruse në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 19 të plagosur

Nëntë rajone ukrainase janë goditur nga bombardimet e reja ruse në 24 orët e fundit, duke shkaktuar gjashtë viktima dhe plagosur të paktën 19 persona.

Skynews raporton që nga e enjtja ka pasur bombardime të vazhdueshme në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk.

Pavlo Kyrylenko, kreu i rajonit të Donetskut, tha se forcat ruse vranë dy persona në Kramatorsk dhe Bakhmut dhe plagosën tetë.

Në Kharkiv, dy u vranë dhe një u plagos kur trupat ruse qëlluan mbi një ndërtesë banimi. Rreth 65 raketa u lëshuan në Kherson, duke vrarë dy persona dhe plagosur nëntë.

Ndryshe, nga sulmet u dëmtuan disa shkolla dhe ndërtesa banimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat