Kompanitë tentojnë të përfitojnë nga tërmeti, rrisin çmimet e biletave dhe batanijeve

Evropë

Kompanitë tentojnë të përfitojnë nga tërmeti, rrisin çmimet e biletave dhe batanijeve

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 18:51
Pasojat nga tërmeti në Turqi. 06.02.2023.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë mori masa kundër kompanive që po tentojnë të përfitojnë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş, Pazarcık dhe 7.6 në Elbistan, duke prekur 10 provinca të Turqisë dhe Sirisë.

Në tërmetin që ndodhi me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në rrethet Kahramanmaraş, Pazarcik dhe Elbistan me afërsisht 9 orë largësi dhe preku 10 provinca, humbën jetën 1498 qytetarë.

Pas dy tërmeteve shkatërruese, oportunistët rritën çmimet e shumë artikujve, veçanërisht batanijeve, të cilat janë të një rëndësie jetike për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Nga ana tjetër, disa kompani autobusësh i rritën çmimet e biletave 2-3 herë dhe Kryeprokuroria e Ankarasë mori masa.

Ata akuzohen për “ndikim në çmime” dhe “shmangie shitjes së mallrave apo shërbimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat