Fotografia zemërthyese e tërmetit: E mbuluar nga rrënojat, babai nuk i lëshon dorën vajzës së pajetë

Evropë

Fotografia zemërthyese e tërmetit: E mbuluar nga rrënojat, babai nuk i lëshon dorën vajzës së pajetë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Babai duke ia mbajtur dorën vajzës

Imazhet e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të shtypur nën shtresa rrënojash, kanë dalë nga qyteti turk i Kahramanmaras.

Fotografi i AFP-së Adem Altan kapi një seri fotografish të marten në qytetin e Kahramanmaras, që tregojnë Mesut Hancer të ulur mes një ndërtese të shkatërruar ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila humbi jetën pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara, mes kushteve të rënda të motit që pritet të përkeqësohen në ditët në vijim.

Image
Babai duke ia mbajtur dorën vajzës

Fotografia pa dyshim është një ndër foto më të dhimbshme dhe zemërthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat