Kontejnerët e transportit po vazhdojnë të digjen në portin Iskenderun të Turqisë

Evropë

Kontejnerët e transportit po vazhdojnë të digjen në portin Iskenderun të Turqisë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra kontejnerë transporti u dogjën sot në portin Iskenderun të Turqisë, duke detyruar anijet e mallrave të devijojnë rrugën e tyre për në portet e tjera detare.

Autoritetet turke njoftuan të hënën se porti, i vendosur në bregdetin e Mesdheut, në provincën jugore të Hatay, u dëmtua për shkak të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Pamjet me dron treguan flakët e mëdha që po shkatërrojnë kontejnerët, ndërsa aeroplanët me ujë po mundohen të ndalin zjarrin që shpërtheu të hënën, raporton reuters.

Ndërkohë, më shumë se 1200 ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti vetëm në provincën Hatay.

Iskenderun është vendi ku zhvillohet industria e rëndë, si çeliku dhe është një nga dy qendrat kryesore të kontejnerëve në brigjet juglindore të Turqisë.

Ndryshe, porti fokusohet veçanërisht në tregtinë e brendshme turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat