Emocionuese! Ndodh mrekullia në Turqi pas 61 orësh, kjo ishte pyetja që u ktheu buzëqeshjen ekipit të shpëtim-kërkimit

Evropë

Emocionuese! Ndodh mrekullia në Turqi pas 61 orësh, kjo ishte pyetja që u ktheu buzëqeshjen ekipit të shpëtim-kërkimit

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:03
Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Kahramankazan kryen një operacion kërkim-shpëtimi në rrënojat e banesës tetë katëshe në Kahramanmara.

Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shpëtua pas 61 orëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në terren pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit është në Elbistan dhe preku dhjetë provinca të tjera.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Kahramankazan kryen një operacion kërkim-shpëtimi në rrënojat e banesës tetë katëshe në Kahramanmara.

Ekipet arritën tek vogëlushja Zubeyde.

Ajo ishte nën rrënoja dhe duket se nuk ishte në dijeni se ka ndodhur një fatkeqësi.

Pyetjes së Zubeydes, “si hyrët në shtëpi” ekipet iu përgjigjën, “u futëm nga dritarja”, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.

Ndryshe, autoritetet turke dhe siriane kanë raportuar se rreth 12 mijë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat