Ekzekutohet në Beograd Ranko Radosheviç, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi

Evropë

Ekzekutohet në Beograd Ranko Radosheviç, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:27
Policia

Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.

Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara.

Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.

Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë.

Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat