Çështja e emigrantëve, ministri italian ngre alarmin: Ky shtet ka nevojë për ndihmë!

Evropë

Çështja e emigrantëve, ministri italian ngre alarmin: Ky shtet ka nevojë për ndihmë!

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka ngritur alarmin për emigracionin. Mediat italiane shkruajnë se, Tajani ka deklaruar se qindra mijëra emigrantë d të mbërrijnë në brigjet e Evropës, nëse nuk miratohet menjëherë ndihma për Tunizinë.

“Tunizia ka nevojë urgjente për ndihmë, ne nuk mund të humbim kohë.

Nëse hapet fronti tunizian, qindra mijëra njerëz rrezikojnë të zhvendosen. Kam bërë një propozim gjatë Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme, ose le të fillojmë t’i japim ndihmë Tunizisë, le ta shtyjmë atë të bëjë reforma. Të japim menjëherë 300 milionë, pastaj të kontrollojmë reformat dhe të japim 300 milionë të tjera, pastaj 300”, tha Tajani.

Bisedimet mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Tunizisë, janë bllokuar prej muajsh. Sipas të dhënave, të paktën 12000 emigrantë priten të mbërrijnë në Itali këtë vit të nisur ngas Tunizia, 1000 më pak se gjatë vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat