Italiani u hodh nga objekti trekatësh në një kanal të Venecia-s, autoritetet vendase në kërkim të tij

Evropë

Italiani u hodh nga objekti trekatësh në një kanal të Venecia-s, autoritetet vendase në kërkim të tij

Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që u hodh nga një ndërtesë trekatëshe në një kanal në Venecia të enjten.

Duke e quajtur këtë burrë “idiot” për gjestin e bërë, kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro tha në Twitter se do t’i jepte atij një ‘certifikatë marrëzie’ për aktin që është bërë viral në mediat sociale.

Kryebashkiaku i cili publikoi edhe pamjet në llogarinë e tij tha se ai si dhe bashkëpunëtori i tij që ka xhiruar videon do të arrestohen.

Në video, burri i cili është i veshur vetë me pantallona të shkurtra, u hodh nga çatia e një ndërtese drejt e në kanal, duke rënë me bark.

“Ne po përpiqemi ta identifikojmë atë, ta raportojmë atë dhe shokun e tij më poshtë që bëri videon e marrëzishme për mediat sociale”, tha Brugnaro.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se ai dërgoi policinë në objekt për ta zbuluar se si burri hyri në objektin privat të banimit dhe se si arriti në çati.

“Ai rrezikoi jetën në atë kërcim, por është edhe delikuent. Ata nuk e kuptojnë rrezikun që krijojnë në këtë qytet. Po sikur një varkë të kishte kaluar poshtë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat